Artisti shqiptar, Alesio mahnit me cover-in e këngës së Ava Max
Artistja me origjinë shqiptare, por që është një ndër zërat më të bujshëm në botë, Ava Max është gjithashtu e preferuar edhe nga artistët shqiptarë.
I ftuar në emisionin ”Ditë e Re” në ”Ora News”, Alesio Zaloshnja solli për publikun një cover të një ndër këngëve më të bukura nga Max. ”Everytime i cry”. Një performacë e fuqishme që nxjerr në pah shpirtin artistik të këngëtarit, i cili është në fillimet e karrierës dhe është një zë premtues.
Edhe pse i ri në tregun e muzikës, Alesio ka treguar se nuk është artist komercial, edhe pse mundësitë për një artist të ri në vend që të promovohet janë të pakta, ai ka zgjedhur që ti tregojë publikut një emocion të veçantë, të ndryshëm nga turma dhe kjo përmes këngëve, edhe pse të pakta.