As Berisha as Rama: Personi që s’pranon t’i shkojë Ermalit në emision
Ermal Mamaqi vërtet mund të thotë se emisioni i tij siguron audiencë maksimale çdo të shtunë, por siç duket ka njerëz që nuk e pëlqejnë gjithë këtë vëmendje.
I ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Klan, moderatori i “Xing me Ermalin” tregoi se Sali Berisha ka qenë i ftuari më i vështirë që ka patur, sepse mezi ka pranuar ftesën për të qenë i pranishëm në studio, ndërsa personi që nuk pranon kurrsesi të intervistohet nga Mamaqi është Vera Grabocka, ndonëse moderatori ka këmbëngulur shumë herë.
“Të lutem Vera,” i bëri thirrje publikisht Ermali, duke lënë të kuptohet që oferta është gjithnjë e vlefshme, producentja e njohur duhet vetëm të thotë ‘po’.