”As unë si ti”, Beatrix i tregon të gjitha përmes një kënge
Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të edicionit të parë të ”Big Brother Vip Albania”, edhe pse ajo vetë ka folur shumë pak, madje aspak për atë që kaloi.
Historia e dashurisë së nisi brenda shtëpisë më të famshme, u shua menjëherë pas natës finale. Ajo dhe Donald Veshaj, nuk u panë kurrë bashkë. Por sonte artistja do të flasë, por përmes këngës.
”As unë si ti”, do të publiket sonte në orën 20:00 dhe pritet të jetë një këngë që flet për ndarjen e saj dhe për të gjithë situatën e krijuar. Kjo do të jetë kënga e dytë e Beatrix, pas këngës ”Faj”, ku fliste për dashurinë e saj, dhe se e priste jashtë Donaldin.
View this post on Instagram