“Asgjë s’është në dorën tonë”, Mozzik reagon lidhur me situatën me koronavirus: Panikun në mendje mund ta ndalojmë

Reperi i njohur Mozzik ka bërë, së fundmi, një status në rrjetin social Facebook për fansat e tij dhe të njëjtin më pas e shpërndau edhe në Instagram. Ai e ka cilësuar si një dhunë psikike panikun e përhapur për shkak të koronavirusit.

Tutje, reperi me prejardhje nga Ferizaj shton se është mirë që të ndërmerren masa për t’u ruajtur, por që gjërat nuk varen nga ne. Mozzik i motivon fansat që të vazhdojnë të mbajnë pastërtinë dhe të jenë të kujdesshëm, teksa temën e koronavirusit e sheh më shumë si panik me interes për mediat, bizneset dhe politikën.

“Dhunë psiqike, panik të çrregulluar pashë në Facebook e gjithkund rreth virusit. Kujdesi është mirë për secilën ditë të jetës, që t’ ia dedikojmë pastërtisë së shëndetit. Edhe të mos na bëhet vonë s’bën , po të paktën panikun e dhunën ndaj mendjes ta ndalojmë! Laj duart deri sa të ndalet uji mos i hiq, ngadalë ama kurrgjë, hiç kurrgjë s’kemi në dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?