“Ata që dhunojnë femrën të ekzekutohen para popullit”, Roza Lati bën deklaratën e fortë

E ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” në TV Ora ka qenë e ftuar Roza Lati e cila ka folur mbi temën e dhunimit të grave në Shqipëri. Ajo e shikon këtë gjë si ekstreme dhe burrat që dhunojnë apo vrasin femrat duhet të ekzekutohen mes popullit, që kjo t’i shërbejë si shembull të gjithëve.

Rudina Dembacaj: Çfarë duhet të bëjmë që të parandalojmë dhunën ndaj grave?

Roza Lati: Mendoj se duhet të kthehet varja si në kohët e dikurshme, giotina duhet të kthehet për mendimin tim edhe ekzekutimi në mes të vendit, në mes të popullit.

Rudina Dembacaj: A nuk është një tjetër dhunë kjo Roza?

Roza Lati: Unë mendoj se kjo do ishte një mësim. Kush janë njerëzit që ushtrojnë dhunë ndaj femrave dhe vrasin femrat për kapriço ordinere, atëhere duhet të dënohet para të gjithëve. Mendoj se duhet të bëhet dikush shembull që të zenë mend të tjerët.

Rudina Dembacaj: Po do ishte pak a shumë si një lloj komunizmi.

Roza Lati: Për mendimin tim ne jemi në komunizëm.

Roza Lati gjatë intervistës i ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm vajzave të reja të cilat dhunohen nga babi, vëllai i dashuri etj.

Rudina Dembacaj: Roza çfarë do ju thoje vajzave shqiptare që dhunohen që nga babai, vëllai, dhunohen verbalisht herë pas here edhe nga nënëa, nga shokët apo dhe nga i dashuri?

Roza Lati: Unë atyre vajzave do u thoja, mbathjani! Mbathjani, nisjani nga 0, sepse ka një Zot atje lart, kur e shikon që ti po mundohesh më mirë për jetën tënde, të vijnë gjërat vetëvetiu vetë. Mos harroni që ekzoston karma.

SHKARKO APP