Ata që dinin çfarë donte Adela

Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetares Adela Xhamani, la dhimbje të madhe tek familja e saj si dhe tek miqtë që e donin vërtetë. Një javë nga ikja e papritur, miku i saj më i mirë nuk shkroi asnjë fjalë të vetme për miken e zemrës por sot i dedikoi një emision të plotë. ”Lart e poshtë”, nën drejtimin e Eraldo Rexhës, në RTSH solli këtë të premte jetën e Adela Xhamanit.

E nisi duke thënë se ky ishte emisioni më i vështirë që ka bërë ndonjëherë. Ata bashkëpunonin prej vitesh. Bashkë me dy mikesha të tjera sollën shumë kujtime që kanë me Adelën.

Në program folën edhe disa nga njerëzit që e kishin njohur atë. Një prej tyre ishte Arbana, e cila ishte e pranishme në homazhe ku tha edhe njëherë se gjithmonë e kishte thënë që Adela ishte personazhi i saj i preferuar mes gjithë karaktereve që ky format ka sjellë.

https://www.facebook.com/573409412824237/videos/872535882911587/

SHKARKO APP