Atalanta Kërçyku, arkitektja sensuale që përzjeu “Ranën e Hedhun”

Ish-Miss dhe modele, një arkitekte me linja të përkryera fizike, Atalanta Kërçyku duhet thënë që nuk është nga ato personazhet e zakonshme që kërkon medoemos të bie në sy. Edhe pse një nga Miss-et më të njohura në vend, pjesëmarrëse në kompeticione ndërkombëtare ajo njihet për raportin e mirë që ka me respektin ndaj vetes, prandaj edhe shfaqet në ekran veç kur ka vërtetë diçka për të thënë.

Por në rastin konkret, nëse nuk ka ajo diçka për të thënë, fotot që sapo ka publikuar në rrjetet sociale kanë shumë për të thënë.

Sensuale, solare, sharmante, aspak vulgare… foto janë realizuar me mjeshtëri nga Taulant Haxhiasi në Shëngjin, më saktë tek vendi i njohur si “Rana e Hedhun” dhe që aq shumë është komentuar politikisht këto ditë.

Edhe pse jemi në muajin mars dhe dielli ende vazhdon të fshihet, Atalanta ka arritur të kapë rrëzet e tij, qoftë edhe për pak minuta sa për të realizuar këto super fotografi. Imazhet flasin vetë…

Marrë nga VOX ALBANIAE

SHKARKO APP