Atentat mafioz në Angli, vritet bosi i muzikës. E gjithë skena ndodhi në sy të gruas dhe fëmijës

Një ngjarje e rëndë kriminale u shënua ditën e Krishtlindjes në Londër. Shqiptarit nga Kosova, iu bë atentat në sy të djalit dhe të gruas së tij. Mediat angleze raportojnë se viktimë e këtij atentati mbeti Flamur Beqiri, lindur në qytetin e Ferizajt.

Ky i fundit punonte si producent në Suedi, ndërsa të gjithë e njihnin me emrin e artit “Alex”. Shqiptari i lindur në Ferizaj mësohet se është vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri. Modelja njihet si një nga emrat më të njohur në Britani të Madhe. Sipas mediave angleze, autori i krimit u arratis me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Nuk janë identifikuar ende autorët e krimit, apo ndonjë armiqësi e mundshme që mund t’i ketë marrë jetën.

“Ndodhi shumë shpejt. Kishte tetë deri në 10 plumba”, tha një 60-vjeçare, dëshmitare okulare e skenës makabre. Motra e të ndjerit, Misse Beqiri, u bë emër i njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë më parë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Aktualisht ajo punon si modele dhe është një ndër më të paguarat në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?