Big Brother/Trondit Zhaklin Lekatari, në audio thotë “kam shantazh”, kurse në video deklaron “nuk ka presion”!

Nga Redion Shtylla-

“Big Brother Vip 2” është kthyer në një “luftë” jo vetëm brenda shtëpisë mes aktores Olta Gixhari dhe këngëtarit Luiz Ejlli, por edhe jashtë, madje jashtë edhe më e fortë. Ka shumë lajme në rrjete sociale se bashkëshorti i Oltës ka kërcënuar Zhaklina Lekatarin. Ndërkohë opinionistja Zhaklinë Lekatari në një bisedë në rrjetin social “Whatsapp”, që qarkullon, tregon se është shantazhuar nga partneri i Olta Goxhari. Ajo është shprehur për këtë se ka njoftuar dhe drejtuesit e TCH.

Në fakt drejtuesit e TCH dhe të Big Brother deri tani janë shumë korrekt dhe po realizojnë një supër spektakël. Aq me tepër që Big Brother drejtohet shkëlqyer nga Arbana Osmani, e cila i jep sharm dhe profesionalizëm spektaklit më të ndjekur në televizionet shqiptare.

“I thashë produksionit sot se burri i Oltës do të më shantazhojë, edhe unë ndihem e ofenduar që mendon që të më blej me lekë…”.dëgjohet të thotë opinionistja. Të paktën në audio, ndërsa sonte në darkë vonë Zhaklina mohon të jetë takuar me burrin e Oltës (shiko videon e mëposhtëme).

Por pyetja shtrohet: A është zëri i Zhaklinës në audio apo jo? Nëse “jo”, atëhere duhet kërkuar falje publike burrit të Oltës, pasi është cënuar publikisht, padrejtësisht. Por nëse çështja shkon në gjyq, zëri provohet nëse është i saj apo jo, pasi ka teknologji bashkëkohore edhe për gjykatën!

Korrekte do të ishte të prononcohej edhe bashkëshorti i Oltës, e cila po luan mjeshtërisht në Big Brother, ndonëse Luizi është shumë lart dhe ka krejt shikuesit me vete.

Luiz Ejlli është fenomeni i këtij edicioni dhe ka një popull që e pëlqen.

 

Më pas Zhaklin Lekatari ka bërë një reagim në Instagram, ku ka sqaruar edhe njëherë si qëndron çështja. (shikoni videon)

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zhaklin Lekatari (@zhaklin.lekatari)

SHKARKO APP