Aurela Gaçe e trishtuar për humbjen e Agim Krajkës: U prehsh në paqe profesor

Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare kompozitori i madh, Agim Krajka. Lajmin e trishtë e bëri të ditur vetë djali i tij, Ulis Krajka, përmes një postimi në rrjete sociale.

Së fundmi mbi këtë humbje të madhe ka reaguar dhe këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Gaçe e trishtuar shkruan: Sa shume la mbas …thesare ,vepra që i rezistuan çdo sistemi. Këngët që këndoi rinia atehere e tani ,mbajnë

firmën e tij : “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”,

“Nuk e harroj ” e shume shume kenge te muzikes se lehte Shqiptare . Kryeveprat e kinematografisë shqiptare ,si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, u shoqëruan nga kolonat zanore te shkruara nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka .U prehsh në paqe profesor”-shkruan Aurela.

SHKARKO APP