Aurela Gaçe karantinohet në SHBA, do i nënshtrohet kontrolleve të shtetit

Aurela Gaçe dhe grupi i saj kanë mbërritur në SHBA. Përmes një postimi në “Instagram” këngëtarja ka lajmëruar se ajo dhe grupi i saj do vetëkrantinohen për të mirën e familjarëve dhe njerëze që kanë përreth.

Grupi po kthehet ( jemi akoma më shumë, por s’janë në foto). Ne jemi në USA e fatkeqesisht na duhet të udhëtojmë në këto momente, mbasi shtymë tour-in e koncerteve për një kohë më të mirë për të gjithë.

Ne, jemi prindër fëmijësh e kemi prindërit tanë që na presin. Por, për të mirën tonë e të familjeve tona, secili nga ne do të vetëizolohet brenda për 14 ditë, larg familjareve tanë. Sigurisht do t’i nënshtrohemi gjithë kontrolleve të mundshme nga shteti.

Kjo bëhet sepse ne duam fëmijët e prindërit tanë, sigurisht edhe veten. Do t’ia dalim.

(këto maska na u ndodhen, se ishin boshatisur raftet)”, shkruan Aurela.

SHKARKO APP