Aurela Gaçe: Kurrë mos paça klikime, suksesi im matet ndryshe
Këngëtarja Aurela Gaçe gjithnjë është shquar për stilin e saj të veçantë dhe mjaft ekspresiv.
Këtë herë ajo ka sjellë një kujtesë në profilin e saj në Facebook të këngës “Tranzit” me të cilën arriti të fitojë çmimin e parë në Netët e Klipit Shqiptar.
Përmes këtij postimi ajo ka shkruar se nuk dëshiron asnjë klikim përpara asaj që ajo ndjen:
“ Kurrë Mos paça asnjë klikim. Meqe sot sukses quhet klikimi ( a eshte i blerë ska rëndësi) . Kur të largohem nga muzika, të paktën do të jem e qetë sepse kam bërë cfarë Kam ndjerë. Edhe kur jam cmendur, edhe kur kam kërcyer e bërtitur, edhe kur kam qarë….Fitoi çmimin e parë në Netët e Klipit Shqiptar 2013 ( në të gjithë komponentët),”-shkruan Gaçe në profilin e saj në Facebook.