Aurela Gaçe nxjerr dufin: Kolegët e lëpinë vetë atë që pështynë
Përmes një statusi në Instagram, këngëtarja Aurela Gaçe ka treguar të vërtetën e hidhur të shoqërisë mes artistëve. Një foto e postuar së fundmi nga Aurela Gaçe, është bërë shkas që këngëtarja të rrëfejë sesi i ka bërë koleget e saj “të tërheqin mbrapsht” ato që kishin thënë në lidhje me fundin e karrierës së saj.
Në një bashkëbisedim me një mikun e saj në Instagram, këngëtarja e njohur shkruan:
“Kam shumë qejf kur dëgjoj ‘mbaroi ajo’. Vdes fare se më bën të ngrihem 100-fish më shumë. Ore, të gjithë do të mbarojmë një ditë, por kur duam ne, jo pse ashtu duan ata”, shkruan Gaçe.
“Kur ika në SHBA e u ktheva, e dëgjoja shumë këtë, edhe nga kolege që sot më qeshin e më përqafojnë. ‘Eee mbaroi koha e asaj’ thoshin. ‘S’ka hite.’ etj., etj. Pastaj e lëpinë vetë atë që pështynë”, vijoi më tej ajo.