Aurela Gaçe prezanton labet e ëmbla: Dy dashuri, dy jetë (FOTO)
Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave, Grace-t dhe Abgailit, për të cilat është treguar shumë e kujdesshme përsa i përket publikimit të fotove të tyre në rrjete sociale.
Vajza e madhe, Grace u bë e njohur gjatë një prej puntatave të ‘’E diela shqiptare’’ kur surprizoi mamanë duke kënduar një këngë të saj, për të vazhduar më pas me fotot dhe videot e tjera në Instagramin e këngëtares së mirënjohur.
Ndërsa, Abigail ka lindur më 7 dhjetor të vitit të kaluar. Aurela ka publikuar foton e dy dashurive të saj ku duket Grace që e puth në faqe motrën e saj të vogël, ndërsa rri në prehrin e mami Aurelës. Grace i ka dhënë motrës së vogël peshqirin e vet që të mbulohet.
“Kur deti ka pak dallgë e era të rreh shpatullat, mbulohemi me peshqirin që ka blerë motra e madhe Grace”, shkruan Aurela në postimin në Instagram, i cili ka marrë me mijëra pëlqime.
https://www.instagram.com/p/BYDhEVXAnob/?taken-by=aurelagaceofficial