Aurela Gaçe publikon klipin e këngës “Veten Dua Gjallë”

“Veten dua gjallë” është titulli i këngës më të re të Aurela Gaçes që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur këngëtarja Rozana Radi, ndërsa për muzikën vet këngëtarja në bashkëpunim me John Van Ride.

Ky i fundit po ashtu është kujdesur edhe për orkestrimin, kurse në piano vjen Ermal Pepa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aurela edhe këtë herë erdhi me një interpretim të fuqishëm dhe siç shihet projekti është mjaft i veçantë duke marrë parasysh ata që qëndrojnë pas tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protagonist i klipit është edhe aktori i mirënjohur Gert Ferra, derisa videon ia ka besuar produksionit “Max Productional”.

Këngën mund ta gjeni të lansuar në kanalin zyrtar të Gaçes në YouTube e cila njëherësh shënon të parën për këtë vit.

AURELA GAÇE  -  VETEN DUA GJALLË

Përkundër moshës dhe viteve të shumta në skenë, Aurela po vazhdon të jetë mjaft prezente edhe në koncerte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?