Aurela Gaçe rrëfen një periudhë të vështirë të jetës: Mora borxh 15 milionë lekë

TIRANE

Këngëtarja e mirënjohur, Aurela Gaçe, ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, dhe një prej pyetjeve e ka bërë atë të kthehet pas në kohë dhe të kujtojë peripecitë me të cilat është përballur vite më parë.

Aurela shprehet se si fëmija më i madh në familje, i është dashur që të punojë fort për të arritur qëllimet që kishte. Madje, ka rrëfyer dhe një histori kur i është dashur të marrë borxh një shumë të konsiderueshme prej 15 milionë lekësh, por falë punës së palodhur ka arritur ta shlyejë dhe siç thekson ajo, të ecë përpara “ballëndritur”.

“Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të bësh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë.

35 i lava me sponsora e bileta… pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhet e kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”, është shprehur Aurela.

SHKARKO APP