Aurela Gaçe u drejtohet gazetarëve e fyer: Kemi halle më të mëdha!

Aurela Gaçe u është drejtuar sot të gjitha mediave që i kërkonin një prononcim gjatë periudhës kur ajo ishte e izoluar për 2 javë dhe nuk mund të takonte dot as dy vajzat e saj.

Këngëtarja shqiptare shprehet në një postim të fundit në Instagram, se ka pasur shumë kërkesa nga miq gazetarë që dëshironin ta kishin në programin e tyre, por shprehet se ishin tepër fyese për të.

Ajo shton se ka pasur edhe kërkesa nga fansat që i kërkonin të këndonte në video live, por gjendja e saj shpirtërore e bënte thjesht të pamundur të qeshte e të këndonte”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më kërkonin të qeshja, por isha në një periudhë të trishtuar dhe e kisha të pamundur të bëja sikur. Kam dy ditë që jam bashkuar me vajzat dhe gjendja shpirtërore është shumë mië mirë se ç’ishte këto dy javë”. Shprehet Aurela.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këngëtarja u karantinua për 14 ditë pas mbërritjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të mbrojtur familjen e saj nga çdo situatë.

Statusi i Aurelës:

❤???? dy ditet e para,mora kerkesa nga miq gazetare e …i falenderoj që më kuptuan por, pastaj ishte fyese çdo kërkesë!

Me elementarja, pyesim një herë si je, pastaj kërkojmë mbushësa programesh?! Kuptohej nga kërkesa se as nuk me ndjekin e as kishin dijeni për asgjë nga ato që shkruaja këtu. Thjesht, na trego si po ja kalon ????. Nejse. Se kemi halle me të medha se këto.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?