Aurela Gaçe vendos që për Halloween të shfaqet tërësisht pa grim

Në vende të ndryshme të botës kjo festë nis ditë më herët dhe përzgjidhet kostumi më i mirë, në trojet shqiptare festa e Halloween kremtohet më 31 tetor.

Këtë vit, këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka marrë një vendim mjaft interesant, teksa dëshiron të shfaqet më ndryshe.

Ajo ka publikuar disa fotografi të saj ndër vite nëpër performanca të ndryshme, duke treguar se këtë vit do të dalë pa grim, pasi thotë se gjatë gjithë jetës është maskuar.

https://www.instagram.com/p/B4NstXbgPfQ/

“E kam vendosur. Po mendohesha se si do të maskohesha të enjten për Halloween. Meqenëse gjithë jetën e kam maskuar veten si për Halloween. Zgjidhja e vetme më ka ngelur të dalë pa grim fare. Shihemi me datë 31 tetor. Pa grim, pa maskë, thjesht natyrale”, ka shkruar krahas postimeve artistja shqiptare.

https://www.instagram.com/p/B3z1AG8gVDJ/

Përkundër viteve, Aurela gjithashtu është shumë e pëlqyer për stilin e saj muzikor, gjersa po vazhdon të jetë mjaft aktive edhe në mbrëmje e koncerte.

Gaçe tashmë numëron 26 vite karrierë dhe përgjatë këtyre viteve solli projekte shumë të pëlqyera.

 

SHKARKO APP