Aurela Hoxha paska humbur për një fustan (VIDEO)
Fotot me rroba të modës së fundit, fotot nga Kana, fotot me makarona para e me çdo pjatë tjetër të shijshme e të lezetshme, s`paskan qenë asgjë.
Përfundimisht Aurela Hoxha paska humbur për një fustan. Jo se s`ka veshur më parë, se i preferon shpesh, por ky sot në “Dance With Me” ishte tjetër gjë. Diçka që se pse na shëmbëlleu me atë të Hirushes. Dantellë, i tejdukshëm dhe i shndritshëm, por i paekzagjeruar.
Pak para performancës, hodhi një video duke bërë piruet nëpër korridoret e Klanit. Na çoi për pak sekonda te ato kërcimet e famshme të filmit “Kërcim Dashurie”.
https://www.instagram.com/p/BbKaoZtnUlW/?taken-by=hoxha_aurela
https://www.instagram.com/p/BbK3MOyH9iW/?taken-by=hoxha_aurela