Aurela publikon ”Lento lento”, kënga si ”uragan” për verën (VIDEO)

Kolegët por edhe fansat e thërrasin diva. E kemi fjalën për ”uraganin” e skenës Aurela Gaçe, e cila ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. “Lento lento” titullohet kënga e saj më e re, e cila është ritmike-verore. Muzika është realizuar nga kompozitori Enis Mullaj, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur Endrit Mumajesi-MUMA.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë dhe është realizuar në qytetin e lindjes së këngëtares, Vlorë, përkatësisht në Qendrën Historike “Lagjja Muradie”. Nga komentet e para në kanalin YouTube, duket se kënga është pritur mirë nga publiku.

Mesazhi dhe motivi i këngës është i thjeshtë. I këndohet dashurisë së zemrës, jo me përgjërim por me paralajmërim. Një këngë shumë ritmike, ku këngëtarja vlonjate ka miksuar muzikën moderne me ritmet e muzikës popullore, e mesa duket ka dalë diçka e veçantë.

SHKARKO APP