Ava Max: Jemi në pritje të bashkëpunimit me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Rita Orën!
Këngëtarja e disa hiteve e cila ngjiti shpejt shkallët e suksesit në tregun ndërkombëtar, Ava Max emri i së cilës është Amanda Koçi ka dhënë intervistën e saj të parë për mediat shqiptare, me moderatoren e “Ditë e re” në RTV ORA, Arjola Shehu teksa flet edhe shqip.
Ava foli për rrënjët e saj, ku pavarësisht se ajo ka lindur në USA, babain e ka nga Qeparoi dhe mamin nga Saranda.
Moderatorja Arjola Shehun e pyeti Ava Max lidhur me faktin e bashkëpunimeve muzikore dhe një postim të Bebe Rexhës në Twitter, e cila shprehej se vajzat shqiptare, tashmë me famë ndërkombëtare si Dua Lipa, Ava Max, Bebe Rexha dhe Ava Max duhet të bëjnë një baahkëpunim:
Ava Max: Oh po, nuk e di, ende jemi në pritje të këtij bashkëpunimi. Por duhet të ndodhë patjetër. Është kaq bukur vërtet të shohësb kaq shumë vajza shqiptare që ja dalin mbanë në muzikë”- u shpreh Ava Max për moderatoren Arjola Shehu që pati ekskluzivitetin e kësaj interviste.