Avokatja seksi që po “çmend” Instagramin
Quhet Ines Helene dhe është një yll në Instagram falë miliona ndjekësve. Por foto pas fotoje ajo lufton për të drejtat njerëzore.
E bukur, inteligjente dhe e impenjuar. Duket si përshkrim i një gruaje ireale, por ekziston vërtet: është suedeze, edhe pse fizikun duket “hot” në të gjitha kuptimet. Quhet Ines Helene , është vetëm 23-vjecce, por ka dy tituj zyrtarë. Njëri është ai i të qenit “Instafamous“, që do të thotë të jesh një yll në rrjetin social të fotove, në të cilin vajza në një vit e gjysmë ka tejkaluar milionin e ndjekësve.
Por Ines nuk krenohet vetëm me format seksi dhe fytyrën e një kukulle. Me mbarimin e studimeve ligjore, avokatja Helene është edhe një aktiviste në mbrojtje të të drejtave njerëzore dhe bashkëpunon me 28 Jun, një shoqatë botërore humanitare.