Baba i një vajze por i pamartuar? Aktori tregon arsyet e zgjedhjes së tij
“Ne shkuam për ta regjistruar gocën në ҫerdhe, na sugjeruan një ҫerdhe të mirë, sepse vajza ime është shumë sociale, i pëlqen shumë fëmijët, por nga frika e sëmundjeve, e kemi mbajtur në shtëpi këto kohë. Kur shkuam atje, do bënim regjistrimin. Erdhi drejtoresha e kopshtit dhe iu drejtua Erjonës për mbiemrin, Kakeli e ka Erjona:
“Nuk jam e martuar, – i tha Erjona. – Ah, ti je single? – Po! – Atëherë ti nuk paguan asnjë lekë, se je një mama single.”
“Ja një avantazh i mosmartesës me letra” – tha Salsano me të qeshur, megjithatë shtoi se për këtë martesën zyrtare akoma nuk e kanë vendosur, hë për hë: “Nuk e kemi vendosur akoma, por mendojmë që kur të bëjmë edhe fëmijën tjetër, do martohemi…”