Babai i Drake mohon lidhjen e të birit: Janë shokë

Babai i Drake ka surprizuar, teksa ka thënë gjatë një interviste të shkurtër se djali i tij me Rihannan janë thjesht miq prej vitesh. Ndonëse çifti ka gdhendur edhe një tatuazh të përbashkët, kjo s’e ka bindur aspak të atin e Drake se reperi po shijon një romancë. “S’di gjë unë për lidhje serioze”, iu përgjigj ai TMZ-së. “Jo, jo, ata janë shokë. Janë prej vitesh shokë”. Ai këmbënguli edhe pasi gazetari i tregoi provat, tatuazhet, fotot bashkë, por kjo nuk ia mbushi dot mendjen se Drake dhe Rihanna janë të dashur. “Të gjithë duan të jetë lidhje. Nuk ka një lidhje. Janë vetëm shokë”.

SHKARKO APP