Babai i Kanye West mposht kancerin e prostatës

Kanye West po feston pasi babai i tij, Ray, mposhti kancerin e prostatës. Këngëtari i famshëm ndau me fansat në Instagram momentin e gëzueshëm duke thënë: “Jo më frikë”.

Ray u konfirmua në korrik se ishte diagnostikuar me kancer të prostatës.

Por pas trajtimit Kanye lajmëroi se ai e ka marrë veten plotësisht. Lajmi që sëmundjen e të atit e kishte shqetësuar shumë 41-vjeçarin, i cili humbi nënën e tij në vitin 2007.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur nëna e tij vdiq papritmas , Kanye ishte vetëm. Kim dhe fëmijët e ndihmuan për të kaluar situatën e vështirë,”-tha një burim. Nëna e Kanye, Donda vdiq në moshën 58 vjeç, pas komplikimeve të kirurgjisë kozmetike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duket se ylli muzikës ka vendosur të kalojë kohë me familjen e tij pas një fundjave të ngarkuar me shfaqje dhe polemika. West e nisi fundjavën në New York ku nxiti polemika me një fjalim pro-Trump ndërsa mbaroi shfaqjen në Saturday Night Live.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?