Babai i Selinës ashpërson gjuhën kundër Mirit: Mashkull perv*rs

Babai i Selin Bollatit, Jeton Bollati pas letrës që i ”dërgoi” në Prime, sot ka folur me doza të forta kundër Mirit, duke e quajtur pervers dhe madje zhigolo. ”Absolutisht që nuk e ka kuptuar mesazhin. Ajo nuk e di çfarë dimë ne jashtë. Ajo nuk e ndjen atë që ndjejmë ne. unë mendoj se ajo nuk ka kuptuar asgjë. Ajo nuk kupton të parën që çfarë flitet jashtë. Duhet të kuptojë të parën, pastaj të dytën.

Vajza ime s’ka bërë asnjë krim për të dikur nga krevati. Kam besim të plotë te ajo. Vajza ime është burrneshë. Vajza ime nuk është future për lekë aty, pavarësisht halleve tona. Televizioni është një portë e madhe. Për Mirin kam shumë mendime, por nuk mund t’i them ato mendime sepse nuk dua t’i degradoj motrën e Mirit, nënë e Mirit, vajzën e Mirit. Mirit do t’ia them ose s’do t’ia them, kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen, nëse e takoj.

Duhet të merrni dy-tre psikolog për të matur perevrsitetin e atij mashkulli aty brenda. Ai një punë zhigolo mund ta bënte shumë mirë. Ai për lekë mund të bëjë çdo gjë. Për famë ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë”, tha ndër të tjera babai i Selin për ”Shqipëria Live”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?