Babai me virus, Meghan-Harryt: Në asnjë rrethanë nuk do të shkosh atje

1054546696

Virusi ka prekur edhe princin britanik të kurorës 71-vjeçari Charles dhe Meghan Markle i ka ndaluar rreptësisht të shoqit Princ Harry të udhëtojë për ta vizituar. Ai është në vetë-izolim në kështjellën Balmoral në Skoci me bashkëshorten Camilla. Dukesha e Sussex i ka thënë Princit Harry se “në asnjë rrethanë” nuk miraton që ai të udhëtojë në këtë periudhë.

“Meghan tha se Harry ka kontaktuar me të atin dhe sigurisht është i mërzitur për situatën. Ata të dy janë të mërzitur pasi do të dëshironin të bënin diçka në këtë situatë”.

Nga ana tjetër, në një postim në Instagram, çifti u bënte thirrje fansave të bashkohen për të luftuar koronavirusin. “Në këto kohë të pasigurta, më shumë se kurrë kemi nevojë për njëri-tjetrin, na nevojitet njëri-tjetri për mbështetje, për të vërtetën dhe për t’u ndjerë më pak vetëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?