“Babi…Unë vazhdoj të t’them mirëmëngjes dhe natën e mirë”, dedikimi prekës i Arilenës

Artistja 21-vjeçare Arilena Ara është ndoshta ndër vajzat e pakta të show-bizit që nuk përflitet për “skandale”, zhveshje apo gjëra të këtij lloji që përbëjnë thashethemet e estradës.

Mirëpo, të gjithë e dinë tashmë pikën e dobët dhe plagën e shkodranes, babai i saj, i cili është ndarë nga jeta para disa vitesh. Por, sot e asaj dite Arilena e kujton si të ishte dje dhe preket sa herë që biseda bie për të atin e saj.

Këtë e pamë edhe të shtunën kur ishte e ftuar tek Ermal Mamaqi dhe nuk mbajti dot lotët kur u përball me një video të shkëputur nga konkurrimi i saj në spektaklin “Gjeniu i vogël”, ku rrëfente gjithë dashurinë e madhe për të atin, i cili po e ndiqte në publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videon me të cilën na preku të gjithëve, Arilena e ka postuar në Instagram, krahas së cilës shkruan fjalë tejet prekëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arilena Ara shkruan:

Babi.. Nuk do mjaftojë një jetë për të treguar dashurinë e madhe që kam për ty. Unë vazhdoj të t’them mirëmëngjesi dhe natën e mirë çdo ditë! Është ndjesia më e bukur të thërrasësh BABA!”

https://www.instagram.com/p/Bqc_OD2Hplv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?