Balada “Gjithmonë” mirëpritet nga Mahmut Ferati dhe Vjollca Selimi
Sapo ka ardhur dueti shumë i pritur ku ka dy zëra dhe një kombinim mjaft perfekt mes artistëve Mahmut Ferati dhe Vjollca Selimi. Kënga mban titullin “Gjithmonë” dhe është një super baladë e kënduar mjeshtërisht nga këngëtarët, ndërsa mësojmë se teksti dhe muzika e këngës mban emrin e Fatmir Muja e orkestrimi është realizuar nga Wirusi. Jo vetëm kënga por edhe klipi është mjaft interesant punuar nga M Production, ndërsa producent është Vizioni & Libonia. Një kombinim mjaft i bukur i dy artistëve shumë të njohur të skenës shqiptare, por bie në sy edhe veshja mjaft me stil e Vjollcës ku mësojmë se për të është kujdesur dora e Vlora&Katrina Nezirit. Pa asnjë hamendje kjo do të jetë një nga baladat – hit të kësaj verë që sapo ka trokitur.