Balerinët lënë pas konfliktet
Ata janë dy ndër balerinët më të mirë të skenës shqiptare. Gerd Vaso dhe Esdalin Gorani ka vite që i shohim në shfaqjet dhe spektaklet më të arrira shqiptare. Por është folur gjithnjë që marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e mirë.
Kjo ndoshta për shkak të konkurrencës, arsye personale apo profesionale. Rikujtojmë statuset kundështuese të Esdalinit gjatë kohës që Gerd Vaso performonte në “Dancing with the Stars”.
Nëpërmjet disa postimeve në Instastory të balerinëve Isida Mollaymeri dhe Graciano Tagani, kemi parë që Gerdi dhe Esdalini kanë qëndruar bashkë. Madje janë shfaqur duke biseduar dhe qeshur, në prapaskenat e shfaqjes, nën shoqërinë e miqve. Madje edhe vetë ata i kanë postuar këto video në profilet përkatëse.
Besohet se ka qenë shfaqja “Giselle” që i bashkoi, e në të vërtetë ne shpresojmë t’i shohim gjithnjë kështu dhe me projekte të suksesshme.

KOHA JONË SONDAZH

