Banori i ”Big Brother Albania Vip 3” që është më i ndjekuri në Instagram

Teksa ende ”Big Brother Albania Vip 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me 1 mijë ndjekës më pak dhe numëron 101K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K.

Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka plot 7 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit. Nga 242K që kishte herën e fundit, tashmë Heidi numëron 249K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë ka humbur 1000 ndjekësve dhe numëron 364K.

Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, ka fituar 2 mijë ndjekës dhe ka tani 140K.

Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin me 2 mijë ndjekës më pak dhe numëron tani 849K, ndërsa Rike Roçi ka fituar 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 185K.

SHKARKO APP