Barbara De Rossi flet për herë të parë për problemin e saj shëndetsor

Barbara De Rossi është një ndër aktoret më të njohura italiane që njihet dhe më së shumti falë bashkëpunimit me dy aktorët e tjerë italian Massimo Boldi – Christian De Sica.

Aktoren shepsh herë e kemi parë në role argëtuese por kjo ishte një fasade pasi në jete i është dashur të përballej me një problem shumë të rëndë shëndetsor.

Pas lindjes së vajzës së saj Martina aktorja filloi të vuante nga Hyperamenorrhea një problem shumë serioz që gati e detyroi të heqë mitrën.

Gjatë një interviste për programin e njohur italian ‘Domenica In’ aktorja tregoi se vuante nga kjo sëmundje që në moshën 35 vjeçare.

’Fillova të vuaj nga një gjakderdhje të rëndë gjatë ciklit menstrual që në moshën 35 vjeçare një çrregullim që më dobësoi fizikisht dhe që për më tepër më shkaktonte dhe situata të pakëndshme. Mora mjekimin dhe sapo e ndalova problemi u përsërit si në fillim’ është rrëfyer Barbara De Rosi .

De Rossi shpjegoi gjithashtu se e vetmja kurë e mundshme ishte administrimi i progesteronit me hormone por ky trajtim bëri që aktorja të shtonte dhe në peshë.

Më pas aktorja ka treguar se ajo filloi’ udhëtimin’ e saj të sëmundjes me një nutricionist.

Falë këshillimit me nutricionistin Barbara ndaloi së marri hormonet duke i zëvëndësuar me nje dietë të shëndëtshme e cila e bëri që të binte dhe në peshë.

 

SHKARKO APP