Barry Manilow ka deklaruar se ai është homoseksual

Popstari amerikan ka pranuar në moshën 73 vjeçare se është homoseksual, por që i’a ka mbajtur të fshehtë fansave të tij nga frika se mos i zhgënjente.

Në një intervistë për People, këngëtari Barry Manilow ka folur për jetën e tij  private, martesën e tij të fshehtë dhe për dashurinë që ka për menaxherin e tij, duke pranuar për herë të parë në mënyrë publike se ai është homoseksual.  Këngëtari ka thënë se ai ka qenë në një marrëdhënie me Garry Kief që nga viti 1978.

Unë jam shumë privat. Gjithmonë kam qenë,”-ka thënë ai për revistën People.

Manilow është martuar me Garry Kief në shtëpinë e tyre, në Palm Springs në vitin 2014, por kurrë nuk e ka bërë publik këtë fakt pasi nuk ishte i sigurtë sesi do të reagonin fansat e tij.

Thashethemet rreth një martese midis tyre janë shfaqur dy vjet më parë, por çifti nuk ka komentuar. Këngëtari tha se ishte shumë i gëzuar nga reagimi i fansave në mbarë botën.

 “Unë mendova se ato do të zhgënjeheshin nëse do e dinin që isha homoseksual. Por kur ato e mësuan se unë dhe Gerry ishim bashkë, ato u lumturuan shumë. Reagimet ishin shumë të bukura. Dhe unë i jam shumë mirënjohës për këtë”.

SHKARKO APP