Barton tallet keq me Neymar: Është Kim Kardashiani i futbollit

Ylli brazilian, Neymar, vijon të mbetet një temë që ngjall debat.

Së fundmi është ish-mesfushori i Marseille, Joey Barton, i cili ka kritikuar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, duke thënë se ai është fenomen reklamimi tamam si Kim Kardashian.

“Mendoj se ai është Kim Kardashiani i futbollit. Neymar nuk është lojtari më i mirë në botë, siç e kemi parë edhe në Rusi. Ai nuk është në nivel të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Ka shumë lojtarë më të mirë se ai në botë”, thë Barton.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Neymari nuk është fenomen futbolli, ai është fenomen reklamimi, si Kardashianët”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?