Bashkëjetuan 4 vite, Ozcan Deniz bën veprimin e papritur për Fahriye Evcen

Para se aktorja e njohur turke, Fahriye Evcen të martohej me Burak Ozcivit ajo ka pasur nje lidhje të gjatë me Ozcan Deniz.

Image

Ata bashkëjetuan për 4 vite, madje kanë luajtur edhe në një serial së bashku dhe u ndanë pas përfundimit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj, secili ka vazhduar jetën e tij, duke krijuar dhe familje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fahriye siç e dini të gjithë është bashkëshortja e Burak Ozcivit, me të cilin po pret edhe një fëmijë.

Ozcan nga ana tjetër, është bërë baba vetëm pak muaj më parë.

Por me sa duket historia e vjetër është rikthyer. Ozcan ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Fahryie ku e suporton për shtatzëninë.

Kjo gjë nuk ju ka pëlqyer aspak fansave të cilët e kanë quajtur këtë një veprim të gabuar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?