Bashkëpunimet që do të ndezin verën (VIDEO)

Këtë verë, mund të kenë ndryshuar shumë gjëra falë pandemisë dhe karantinës, por jo dëshira e këngëtarëve për të bashkëpunuar. Si çdo vit tjetër, edhe vera 2020-ës vjen me hite dhe bashkëpunime të reja.

1. Alban Skënderaj & Elgit Doda- Parajsa ime

Alban Skenderaj ft. Elgit Doda - Parajsa ime (Official Video HD)

Bashkëpunimi i parë që hapi zyrtarisht sezonin e këngëve të verës! Mjafton ta dëgjoni njëherë për t’u zhytur në mendime ekzotike!

2. Noizy x MatoLale – Adrenaline

Njësoj si titulli edhe ritmi i këngës është sfidues, gjithë adrenalinë dhe një thirrje e hapur për energji vere!

YouTube player

3. Ledri Vula X Mc Kresha – Gjiganta

Bashkëpunimi që ndoshta prisnit prej kohësh, erdhi!

Ledri Vula X Mc Kresha - Gjiganta

Nora Istrefi ft. Melinda Ademi

Sipas Prive.al, bashkëpunimi i radhës i Nora Istrefit është ai me Melinda Ademin. Titulli i këngës nuk është zbuluar ende, por duke marrë parasysh suksesin e Norën me “Ana” dhe atë të Melindës me “Lulija”, prisni një tjetër hit vere.

Mozzik & Kida

Edhe për bashkëpunimin e Mozzik dhe Kidën, do të na duhet të presim pak. Reperi publikoi një foto të Kidës, ndërsa kjo e fundit një foto të Mozzik. Ky është bashkëpunimi i radhës që vjen mes dyshes pas “Premtime” në 2015-ën.

SHKARKO APP