Bashkëpunimi me Kidën një dëshim? Dafina-kritikëve: Kërce mos të ta ndiejë
“Luje belin” është bashkëpunimi mes dy artistëve më në zë të muzikës në vend. Edhe pse është projekti i parë mes Dafina Zeqerit dhe Kidës, duket se nuk u pëlqye shumë nga publiku ndonëse kishin pritshmëri të larta. Disa kanë kritikuar tekstin duke e cilësuar si shumë të dobët.
“Dy artiste me potencial kaq të madh, nuk e keni shfrytëzuar rastin për të bërë një hit ndërkombëtar. Kënga më pëlqen se është ndryshe, këngë ritmike dhe clubi por tekst ka shumë pak, vetëm përsëritje. Sidoqoftë më pëlqen, por keni pasur mundësi të bëni më mirë”,-shkroi një ndjekëse.
Vetë Dafina ka publikuar një video në Instagram, ku shihet e pashqetësuar nga komentet e shumta negative. “Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos të ta ndiejë”, ka shkruar ajo krahas videos.