Bashkëshorti i Hueyda El Saied: Shkoj te varri çdo ditë

Bashkëshorti i artistes shqiptare Hueyda El Saied, ka folur për herë të parë në një intervistë për mediat për përjetimet pas ndarjes nga jeta të artistes me origjinë shqiptare.

Në “abc news”, Thierri ka rrëfyer se i ka bërë një premtim Hueydës se do të kujdeset për Gabrielin gjatë gjithë jetës së tij.

“Unë ndjehem shumë mirë për Gabrielin, sepse ai është shumë i fortë dhe është djali im tani. I bëra një premtim Hueydës për tu kujdesur dhe për të qenë babai më i mirë për Gabrielin. Unë do të jem aty për të gjatë gjithë jetës sime”, tha ai.

Më tej, Thierri zbuloi se vendimi që Hueyda të prehet në Luksemburg ishte i tij duke theksuar se vendosi që artisten ta mbajë afër tij dhe djalit që jetojnë aty.

“Hueyda nuk donte të fliste për atë çështje direkt me askënd. Ishte vendimi im dhe i familjes, që ta mbajmë Hueyda pranë Gabrielit dhe meje. Për shqiptarët është pak e vështirë të kuptohet. Po unë shkoj te varri i saj çdo ditë dhe flas me të. Kjo është arsyeja pse vendosëm që Hueyda të prehej këtu”, u shpreh bashkëshorti i artistes.

SHKARKO APP