Bashkëshorti surprizon Aurela Gaçen në skenë
Aurela Gaçe performon çdo fundjavë përpara publikut shqiptar këngë të ndryshme.
Por mbrëmja e së shtunës ishte shumë speciale për këngëtaren pasi bashkëshorti i saj i bëri një surprizë.
Skerdi u ngjit në skenë dhe të dy së bashku kënduan këngën ‘Shpirti i shpirtit tim’, të cilën Aurela ia ka dedikuar atij.
Një mbrëmje e mbushur plot me emocion për Aurelën, e cila në fund të këngës dëgjohet duke thënë:“Akoma nuk mund ta besoj që kjo ndodhi.” Nderkohe, Teuta Dupi nje admiruese dhe shoqe e Aureles, ka postuar kete video ne instagramin e saj:
https://www.instagram.com/p/BaP2jb0j0rI/