Batuta e Mirit: Sa të vështirë e kishte mami për të shqiptuar ‘West Side Family’
West Side Family është padyshim një nga grupet më të njohura dhe që ka sjellë këngë të paharrueshme për publikun shqiptar.
Të ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, në taksinë e Rudina Dembacaj, dy pjestarët e grupit kanë treguar se përse nuk është zgjedhur një emër shqip por një emër i huaj. Këngëtarët kanë treguar se ishte trendi i kohës përdorimi i emrave të huaj.
Mes batutave Armiri ka treguar se ky emër ka qenë shumë i vështirë për tu shqiptuar dhe se mamja e tij akoma nuk e thotë dot emrin e grupit.
Miri: “Leje se kemi halle të mëdha. Mami im akoma nuk e thotë tamam. ‘Emili’ thotë në fund dhe jemi në rregull.”
Landi: “Kur thonë njerëzit që nuk e themi dot, ne e kemi hall familjar njëherë.”