Batuta e Robert Alisë: Nisa të bëj çfarë dua pasi rashë nga dollapi

Shumë njerëzit kanë treguar se marrin vendime të caktura në jetën e tyre pasi u ka ndodhur një ngjarje e rëndësishme.

Për Robert Aliaj trauma më e madhe që e ka bërë të kuptojë se çfarë është jeta ka qenë kur ishte foshnje.

I ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ mes batutave dhe humorit ka treguar mori vendimin për të bërë atë çfarë do qoftë e drejtë apo e gabur kur ra nga dollapi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Robert Aliaj: Mua më ka ndodhur shumë heret fatmirësisht. Kur isha disa muajsh kam rënë nga dollapi. Kjo është trauma që të gjithë e kanë kalur më vonë unë e kam kaluar kur isha bebe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besmir Metani: Ke ndonjë shenjë në kokë

Robert Aliaj: Kam një gungë në kokë. Në fakt nuk rashë 100 metra se nuk do të isha tani këtu. Rashë në kurriz të dikujt që flinte poshtë dollapit. Familje e madhe dhe unë isha më i vogli i familjes.

Ai ka pohuar se kjo është një ngjarje e vërtetë

Robert Aliaj: Po është e vërtetë. Por kam rënë butë, jo keq.

Dajana Shabani: Po ç’deshe në majë të dollapit

Robert Aliaj: Ime motër ngaqë nuk kishte ku të më vendoste dhe më vendosi sipër dollapit. Iu duka si jastëk.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?