BBVA3/ Heidi debat me Fationin: Presionet dhe arro*ancën po i bën me njeriun e gabuar!

Heidi dhe Fationi u përfshinë në një debat të ashpër këtë pasdite në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”. Sipas banorit, kishte rënë dakord me modelen që të stërviteshin bashkë, por ajo e refuzoi në moment të fundit. “Doje t’i bëje qejfin shokëve të tu”, tha Fationi, ndërsa konkurrentja iu drejtua me fjalët: “këtë presion po e bën me njeriun e gabuar”.

Fationi: Nëse ti vazhdon ashtu, nuk të flas, mos më fol fare dhe jemi shumë në rregull

Heidi: Okej.

Fationi: Hajd, mirupafshim.

Heidi: Unë nuk i bëj qejfin asnjërit, thashë tri herë që nuk doja. Isha e çakërdisur dhe ti tani po më bie mua prapë për këtë punë.

Fationi hesht.

Heidi: Si të duash, këtë presionin dhe arrogancën po e bën me njeriun e gabuar.

Fationi (i drejtohet Vesës): Je super gocë flori zemra, mos ë të fryjnë njerëzit, ke mendimin tënd.

Heidi: Po e devijoni komplet.

Fationi (i drejtohet Vesës): Mos u influenco nga njeri, se duan të të influencojnë.

Në debat ndërhyri edhe Rike, por nuk mundi të qetësoje dy banorët.

Fationi: Për kokë të mbesës po të them, do vish për stërvitje, s’dua më tha.

Rike: Zihuni, por jo para të gjithëve.

Heidi: Po mirë, më fal.

Fationi: Nuk ka më fal fare, mos më fol fare mua. Mos u influenco dhe t’i bësh qejfin shokëve të tu.

Rike (i drejtohet Heidit): Qetësohu.

Heidi: Po si të qetësohem, shih çfarë presioni bën ai.

SHKARKO APP