Beatrix ka diçka për t’i thënë mamasë së Donaldit, çfarë i sugjerojnë banorët (VIDEO)

Natën e ndërrimit të viteve banorët e Big Brother Vip kanë shijuar ushqimet e preferuara, që i janë gatuar nga duart e mamave të tyre.

Beatrix ka mundur të provojë një nga pjatat tradicionale që serviret në tryezat shqiptare për Vitin e Ri, përsheshi me gjel deti, që ishte gatuar nga nëna e Donaldit.

Mesaduket kjo pjatë e shijshme i ka pëlqyer Beatrix, e cila me atë rast e ka falënderuar nënën e të dashurit të saj.

“Mami i Donaldit, faleminderit shumë për përsheshin ishte shumë i mirë. Të lumshin duart. Kam ngrenë jo vetëm pjatën time, por edhe pjatën e Sarës”, iu drejtua Beatrix nënës së Donaldit.

SHKARKO APP