Beatrix Ramosaj në një lidhje të re: Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën?

Pas një periudhe të vështirë personale dhe largimit nga vëmendja mediatike, këngëtarja Beatrix Ramosaj duket se ka gjetur sërish dashurinë.

Dyshimet e fundit janë konfirmuar përmes disa pamjeve të reja që po qarkullojnë në rrjet, ku ajo shfaqet në shoqërinë e partnerit të saj të ri. Vite pas largimit nga Shqipëria, pas bujës së madhe mediatike që pasoi pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP Albania”, Ramosaj është fotografuar në një dalje publike në Shtetet e Bashkuara. Konkretisht, ajo është parë në një stadium në Louisiana, duke ndjekur një ndeshje basketbolli mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers.

Në krah të saj ishte një djalë, i cili raportohet se është partneri i saj i ri dhe me kombësi të huaj. Kjo dalje vjen pasi këngëtarja vendosi të shpërngulej në SHBA për të nisur një jetë të re, larg zhurmës mediatike që e shoqëroi pas lidhjes dhe ndarjes me Donaldin. Për gati tre vite, ajo ka mbajtur një profil të ulët në rrjetet sociale, duke qenë mjaft diskrete për jetën e saj private.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, pak muaj më parë, ajo dha sinjale për një romancë të re përmes një postimi në “Instastory” ku shkruante “Të dua ty” në anglisht. Burime pranë saj konfirmojnë se lidhja ka nisur prej disa muajsh dhe se çifti ka zgjedhur ta jetojë atë në privatësi të plotë. Pas eksperiencës në “Big Brother”, Ramosaj iu rikthye për pak kohë muzikës me disa këngë të suksesshme, por më pas zgjodhi sërish të distancohej, duke u shfaqur rrallë në publik apo në rrjetet sociale, deri në këto pamje të fundit që konfirmojnë kapitullin e ri në jetën e saj sentimentale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?