Beatrix Ramosaj nuk kursen ironitë në rrjetet sociale
Kur moderatorja Bora Zemani hyri në shtëpinë e ”Big Brother VIP” dhe takoi aktorin Donald Veshaj, këngëtarja Beatrix Ramosaj ishte një ndër komentuesit që pëlqyen takimin romantik.
“Më kujtuat sesa bukur është të dashurosh, me zemer në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit, të dua zemër”, shkroi Beatrix në koment. Sot ajo ka bërë një shkrim të ngjashëm, në një tweet. ”Komshinjtë e kujt do të çmenden këtë javë”, ka shkruar Beatrix në postim.
Mund të jetë një prodhim i ri muzikor apo ndonjë surprizë tjetër e artistes, e paralajmëruar me ironi, duke tërhequr kështu akoma më shumë vëmendjen.