Beatrix rikthehet me Eugent Bushpepën

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga muzika, Beatrix Ramosaj ka zgjedhur të vijë me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Eugent Bushpepën.

Me një foto nga xhirimet e videoklipit, Beatrix ka pyetur ndjekësit nëse ata e kanë ndjerë mungesën e këngëtares.
“Ju mungova djema? Duke kërcyer me djallin, prapaskena. Vjen së shpejti”, ka shkruar Beatrix krah fotos ku shfaqet në motorr së bashku me Eugentin.

Ne nuk e dimë se në cilin moment dy këngëtarët do e sjellin këtë projekt, por me siguri ky bashkëpunim do të ketë boll kuriozitet pasi mungesa e tyre është jo pak e shkurtër.

SHKARKO APP