Bebe Rexha, bashkëpunim me grupin amerikan

Bebe Rexha, një nga këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare ka sjellë projektin e ri muzikor “Meant to be”. Pas bashkëpunimeve të suksesshme, këtë herë ajo ka zgjedhur që të vijë me grupin amerikan Florida Georgia Line. Grupi përbëhet nga dy djem, të cilët punojnë me muzikën country, ndërsa këtë herë kanë ardhur me këngë të zhanrit pop. Ata kanë vendosur që ta sjellin vetëm në audio dhe tekst për të parë suksesin që do të ketë kënga. Kjo është bërë si një test për këngëtarët e huaj që të punojnë më pas për të krijuar klipin muzikor. Kënga ka arritur të marrë mbi 8 mijë klikime në pak minuta dhe mendohet të jetë suksesi i rradhës për Bebe Rexhën.

 

 

SHKARKO APP