Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës

Artistja botërore Bebe Rexha nuk e harron kurrë vendlindjen. Ajo u bën thirrje 10.7 mln ndjekësve për të ndihmuar Dibrën që të ketë një spital bashkëkohor në këtë kohë të Covid-19.

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar Bebe Rexha në thirrjen e saj publike në “InstaStory”.

Këngëtarja ka postuar gjithashtu edhe linkun nga ku mund të dhurohen online para për spitalin. Deri më tani janë mbledhur 33.280 dollarë, ku 10 mijë janë dhuruar nga artistja 32-vjeçare.

SHKARKO APP