Bebe Rexha flet për luftën me shëndetin mendor

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka folur për problemet me shëndetin mendor. 31 vjeçarja, e cila është shprehur hapur dhe më parë për këtë çështje, tha se ka mësuar se si ta dojë veten dhe të kuptojë vlerën e saj.

“Kam mësuar të jem nxitësja e fansave të mi. Do të doja ta kisha ditur këtë dhjetë vjet më parë. Nëse nuk e doni veten, kush do ta bëjë.”, tha Bebe.

Këngëtarja ka zbuluar më parë se ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar, që shkakton momente depresive. Tani, ajo thotë se ka arritur ta vendosë nën kontroll me përdorimin e ilaçeve dhe terapisë.

“Është një pjesë e imja me të cilën jam ballafaquar vazhdimisht. Është e vështirë.“, theksoi ajo.

SHKARKO APP