Bebe Rexha ja merr valles popullore shqiptare në emisionin e famshëm amerikan
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ishte e ftuar së fundmi në një nga emisionet më të famshme ‘Glamour’. Gjatë emisioni, Bebe, ndoqi disa covera të punuar nga fansat e saj, të cilët i sollën këngët e yllit të popit në versione të ndryshme.
Këngëtarja u suprizua nga coverat e fansave dhe komplimentoi vlerat e secilit prej tyre. Mirëpo, vëmendjen e Bebes Rexhës e tërhoqi një fans nga Jordania, i quajtur Abdullah Ghannam. Ai kishte realizuar ‘cover’ këngën e saj të famshme “Say my name” me daulle, dhe Bebe nuk i rezistoi dot atmosferës dhe filloi të kërcente.
Në momentin që dëgjoi këtë ‘cover’, 31-vjeçarja tha se ky interpretim i kujtoi dasmat shqiptare.
“Është sikur stil shqiptar, unë jam shqiptare dhe në bëjmë dasma të tipi ‘Opa, op op’. Ne Ne kemi daulle të mëdha që i quajmë ‘lodra’ dhe luajmë në daulle të mëdha, kështu që e pëlqeva këtë, ishte vërtetë interesante. Ishte vërtet ndryshe dhe unë e pëlqeva këtë”, thotë Bebe përgjatë videos.
“Abdullah, ishte e mrekullueshme, do të doja të shihja më shumë ‘covera’ të realizuar në këtë mënyrë, është vërtet argëtuese, më ktheu ‘në shtëpi’ për një moment”, u shpreh Bebe Rexha.